Flash News

KRYESORE

Presidenti maqedonas Pendarovski: Na shkëpusni nga Shqipëria

Presidenti maqedonas Pendarovski: Na shkëpusni nga Shqipëria

'Découplage' apo 'shkëputje', është fjala e ditës në Bruksel dhe kryeqytetet europiane, kur diskutohet zgjerimi dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski kërkon që Maqedonia të mos trajtohet në bllok me Shqipërinë, por veçmas. Druajtja e tij është se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen, atëhere “paketa dyshe” do të dëmtojë Maqedoninë.

Pendarovksi ka theksuar gjatë një interviste për Euractiv gjatë vizitës në Bruksel, se shkëputja nuk është një gjë e mrië, por është e vetmja rrugë përpara.

"Ne jemi shkëputur njëherë nga Mali i Zi në vitin 2011 dhe Serbia në vitin 2013, të dy vendet kanë filluar negociatat, që është gjë e mirë, ndërsa ne na është dashur të presim, pavarësisht rekomandimit pozitiv".

 

Të fundit