Flash News

POLITIKOFF

Presidenti Meta tenton "të rinohet" por s`di të kombinohet

Presidenti Meta tenton "të rinohet" por s`di të kombinohet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar në rrjetet sociale foto teksa tregon se tashmë do ketë një dyqan me produkte organike nga të gjitha trevat.

"Më në fund në lagjen tonë një dyqan i munguar me produkte organike nga të gjitha trevat nga Malësia e Madhe në Gjirokastër," shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

Së fundmi, vërehet një tendencë e Metës për të qenë më sportiv dhe tenton të rinohet përmes veshjes. Siç nuk e kishim parë më parë, me një këmishë me vija vertikale të kuqe dhe me një xhup xhins tejët sportiv, duket shumë në formë.

Sa ishim gati t`i jepnim pikët maksimale Metës për këtë veshje, pamë ë diçka nuk shkonte me kombinimin. Edhe pse pantallonat është përpjekur t`i gjejë sportive dhe me xhepa të mëdhenj, për t`ju përshtatur veshjes, kombinimi "çalon" tek këpucët. Për ta kompletuar këtë veshje, presidenti Meta duhet të zgjidhte një palë këpucë më sportive.

Të fundit