Flash News

KRYESORE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekreton qeverinë e re “Rama 2”

Ashtu siç pritej, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama një ditë pas dërgimit të propozimit.  Dekreti PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, vjen në mbështetje të nenit 93 dhe 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, i hap udhë votimit nesër në parlament.  Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka depozituar dje në Presidencë propozimet për kabinetin e ri qeveritar.  Janë 14 emra përveç të kryeministrit që janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, ndërsa të hënën Rama ka paralajmëruar prezantimin në Kuvend të programit të qeverisë dhe emrave të kabinetit të ri. Ja lista e plotë të emrave dhe emërtimeve të ministrive:

  1. Edi Rama- Kryeministër
  2. Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre
  3. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
  4. Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes
  5. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
  6. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë
  7. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  8. Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
  9. Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;
  10. Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës
  11. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  12. Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale
  13. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
  14. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;
  15. Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

 

Të fundit