Flash News

KRYESORE

Presidenti turk kërkon paqe me Gjermaninë

Presidenti turk kërkon paqe me Gjermaninë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shpreson që vizita e tij në Gjermani t’i japë fund tensioneve në mes të dyja shteteve.

Erdogan tha se përmirësimi i marrëdhënieve mes qeverive të dy shteteve, bashkëpunimi ekonomik, aplikimi i Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Euvropian dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë prioritetet që do të diskutohen gjatë vizitës në Gjermani.

Erdogan do të arrijë në Berlin të enjten me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Për muaj të tërë, Turqia dhe Gjermania kanë tentuar që të përmirësojnë marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan pas arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi dhe shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Ankaraja.

Të fundit