Flash News

KRYESORE

Presion sa për të siguruar 30 qershorin? Tërhiqet amendamenti që penalizon udhëtimet në SHBA e BE

Presion sa për të siguruar 30 qershorin? Tërhiqet amendamenti

Presioni i kryeministrit Edi Rama për nxjerrjen e ligjit që dënon me 10 vjet heqje të së drejtës për të dalë jashtë vendit ata që kryejnë krim zgjedhor, është tërhequr në seancën e sotme të Parlamentit.

Këtë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se Amandamenti i propozuar nga deputeti Ervin Bushati, sipas të cilit atyre që kryejnë krim zgjedhor  ju hiqet e drejta të dalin nga Shqipëria për 10 vjet, nuk do të votohet sot, por do të jetë pjesë e një politike më të gjerë.

“Ndoshta nuk është vetëm burgu dënimi që njerëzit t’i thërrasin mendjes. Edhe me kuadrin ekzistues kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politikë, sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë, por politikanët e dështuar. Për këta të fundit kemi ligjin për dekriminalizimin. Kush dënohet për krim zgjedhor nuk kandidon dot më”, tha Balla.

Duket se ky ligj ka qenë më tepër një kërcënim derisa të mbaronin zgjedhjet e 30 qershorit.

Të fundit