Flash News

KRYESORE

Prianka Chopra dhe Nick Jonas si një çift "i pushtetshëm" në Kanë

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë bërë bashkë sot në Kanë, ndërsa aktorja indiane vazhdon vizitën e saj të parë ë Festivalin e Filmit në Kanë. Chopra është në qytetin francez për të promovuar filmin-dokumentar 5B, i cili ka të bëjë me epideminë e SIDA-s në San Francisko.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Nick Jonas, kanë shfrytëzuar pasditen për të shijuar qytetin. Chopra ishte e veshur me një fustan blu të mrekullueshëm, me një rrip të bardhë dhe një kapele shumë të bukur.

E ndërsa Jonas plotëson veshjen e saj me një kostum krem dhe atlete të bardha.

 

Të fundit