Flash News

KRYESORE

Problemet në shëndetësi/ Gruaja tregon në emision si humbi vëllain e vetëm

Problemet në shëndetësi/ Gruaja tregon në emision si humbi

Në “Tempora” të drejtuar nga Sonila Meço u diskutua për problemet në shëndetësi. Një zonjë mori fjalën nga studioja e emisionit ku tregoi se ka humbur vëllain e vetëm pas një aksidenti në Vlorë dhe se në spital nuk ka marrë kujdesin e duhur.

“Unë kam një problem për shëndetësinë. Kam humbur vëllanë e vetëm. Është në Vlorë. U aksidentua dhe u godit në kokë. Vajti në spital dhe nuk i bënë as ezhe, as eko dhe çfarë bëhet në këto raste. I thanë nuk ka gjë, i bënë nja dy qetësuese dhe e çuan në shtëpi. Për 3-4 orë ai u bë shumë keq. Erdhi urgjenca në shtëpi prap. Jo e kanë efektin e ilaçeve dhe të qetësuesve. Më mbrapa u bë më keq akoma dhe në orën 11:30 të natën e çuan gjysme të vdekur. Them që duhet të ndryshojë mjekësia”, u shpreh zonja.

Ndërsa eksperti i Ekonomisë, Pano Soko tha se mjekësia jonë është këtu ku është sot, për hir të një marifeti elektoral. Soko deklaroi se Shqipëria ka shpenzuar aq miliarda dollarë, sa me to mund të kishte ndërtuar autostrada me 4 korsi nga poli i veriut ne jug.

“Zoti i mjekësisë sot është një person që ka një efekt elektoral për shkak të këtij sistemi në një zonë të caktuar. Është një person që qarkullon, që përflitet. Është ky person  zot i shëndetësisë sot, sepse sistemi, kryetari i partisë është i detyruar t'i lutet duke i dhënë tenderat e shëndetësisë, duke i dhënë lekët që duhet të shkonin për spitalet, duke i dhënë lekët që duhet të shkonin për të gjitha pajisjet dhe aparaturat. Nuk i marrin spitalet, por shkojnë për tenderat që vlerën vërtet e kanë 5 lek dhe dhe blehen me 500 lek, apo me 5 mijë lek. Kjo është ajo pse nuk kemi ne sot shëndetësi”, u shpreh eksperti i ekonomisë.

Të fundit