Flash News

E-TJERA

Problemi vazhdon, Bayern humb një tjetër yll për 6 javë

Javi Martinez është krejtësisht i pafat. Mbrojtësi i Bayernit, i cili luan edhe si mesfushor difensiv, u dëmtua në ndeshjen e sotme të bavarezëve me Wolfsburg-un, fituar 2-0 nga rekordmenët e Bundesligës. Ai nuk e çoi deri në fund ndeshjen dhe u detyrua të largohej nga stadiumi para shokëve të tij të skuadrës.

Bayern, me të mbaruar ndeshja, ka njoftuar zyrtarisht kohën që do të kalojë lojtari spanjoll jashtë fushave të futbollit. Bëhet fjalë për 6 javë, pasi Martinez ka një dëmtim serioz muskulor. Lajmin e dha i pari trajneri Hansi Flick, ndërsa më pas e shkroi edhe klubi bavarez në sajtin zyrtar.

Të fundit