Flash News

KRYESORE

Procedim penal për kryeplakun, asgjesohen 190 bimë kanabis në Kukës

Procedim penal për kryeplakun, asgjesohen 190 bimë kanabis në

Rreth 190 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjesuar nga policia në të gjithë qarkun e Kukësit. Blutë bëjnë me dije se po procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit 61-vjeçari me inicialet B.S për ‘Moskallëzim i krimit’. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Reptac në një shpat mali. Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku pese rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

 

Të fundit