Flash News

KRYESORE

Projektligji për Teatrin, Kryemadhi: Pse heshti Edi Rama përgjatë 12 orëve të seancës në Parlament!

Projektligji për Teatrin, Kryemadhi: Pse heshti Edi Rama përgjatë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama gjatë seancës parlamentare. Kryemadhi rendit arsyet, për të cilat, sipas saj, Rama qëndroi i heshtur për 12 orë.  Një ndër to, “se frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës”.

Reagimi i Monika kryemadhit:

Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.

Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjjthë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë.

Edi Rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjjthë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij.

Sikunder është e qarte se qytetarët do t’a mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë.

Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!

Të fundit