Flash News

KRYESORE

Prokurori Anton Martini përgënjeshtron “live” deklaratën e fortë të Anduena Llabanit: Tha gjëra të pasakta!

Prokurori Anton Martini përgënjeshtron “live”

Gazetarja investigative Anduena Llabani, teksa foli sot për çështjen e Vangjush Dakos dhe të prokurorit qa po e hetonte,  Anton Martini ka bërë një deklaratë tejet të fortë.

“Anton Martini u ka kërkuar 3 amasadave të fuqishme mos largohet nga Krimet e Rënda pasi po heton çështje me rëndësi”, u shpreh gazetarja.

Mirëpo, deklarata e saj u përgënjeshtrua “live” nga Prokurori, i cili u shpreh se Anduena ka thënë gjëra të pasakta. “Unë s’kam bërë asnjë ankesë të tillë”, ka ndërhyrë prokurori me një mesazh dërguar Fevziut.  

Anton Martini, i emëruar më 10 nëntor Prokuror i Shkodrës, po hetonte së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për përfshirjen e mundshme të tij në blerjen e votave.

A janë të frikësuar Rama dhe Dako nga Anton Martini? Prokurori ‘i burgimeve të përjetshme’ që ka patur në dorë dosjet e bujshme të dekadës së fundit

 

Të fundit