Flash News

KRYESORE

Prokuroria kërkon arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij

Prokuroria kërkon arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrest me burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja” i cili bëri denoncim publik për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn, për përfshirje në trafiqet e drogës.

I njohur edhe si “Dëshmitari X”,  Veliu akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kallëzim të rremë në bashkëpunim. E njëjta akuzë, kallëzim i rremë në bashkëpunim, rëndon edhe mbi kunatin e Veliut, Fredi Alizoti, i cili dyshohet të jetë personi që në disa raste dublon në videopërgjim Agron Xhafajn.

Ndërkaq, për gazetarin që publikoi intervistën është kërkuar detyrim paraqitje, për kallëzim të rremë.

Këto masa janë kërkuar pas mbërritjes së rezultatit të ekspertizës së audio-përgjimit nga një laborator në Britani.

Veliu ndodhet ende në Kosovë, në procedura për të marrë azil politik, pasi pretendon se i rrezikohet jeta në Shqipëri.

Të fundit