Flash News

KRYESORE

Pronësia e Kopshtit Botanik, çfarë vendosi Gjykata Administrative e Apelit  

Pronësia e Kopshtit Botanik, çfarë vendosi Gjykata

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar sot pretendimin e Bashkisë Tiranë, referuar VKM së korrikut 2019, për ti kaluar në pronësi një hapësirë e Kopshtit Botanik.

Mes protestave nga studentë e pedagogë, gjykata shqyrtoi sot padinë e rektoratit të Universitetit të Tiranës kundër vendimit të korrikut të këtij viti nga qeveria, që kërkonte kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik Bashkisë së Tiranës, si qendër rekreacioni.

Gjyqtarja e rrëzoi pretendimin duke argumentuar se nuk është hapësire publike, por i dedikuar shkencës dhe në funksion të universitetit të Shkencave të Natyrës.

Ky hap është mirëpritur nga studentët dhe pedagog, pasi e quajnë si hap i parë i fituar ndaj vendimit të qeverisë.

Gjatë seancës, gjyqtarja tha se kjo çështje do vijojë të shqyrtohet në Apelin administrativ deri në plotësimin e numrit të trupës gjykuese (5 gjyqtarë) që të vijojë procesi i kundërshtisë që universiteti i Tiranës i bën vendimit të qeverisë korrik 2019, ku përfituese indirekte është Bashkia Tiranë.

Sipas dekanit të Shkencave të Natyrës, kjo hapësirë vijon të jetë pronë e universitetit për aq kohë sa nuk ka vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit