Flash News

KRYESORE

Propozimet e Metës për krizën, i përgjigjet Elisa Spiropali: Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në konferencën e sotme për mediat, lidhur me zgjedhjet dhe krizën politike.

Si zgjidhje për krizën Meta propozoi që më 13 tetor të ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.

I ashpër u tregua edhe me diplomatët e huaj në vendin tonë, duke thënë se përmes deklaratave të tyre po i shërbejnë Ramës dhe provokojnë konflikt në Shqipëri.

Për këto deklarata ka reaguar ministrja  e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ministrja ka publikuar një foto të presidentit në Tëitter, ndërsa e shoqëron me mbishkrimin “Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”

Ndërsa Spiropali shkruan “Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!

Të fundit