Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve/ Përplaset Edi Rama me Albin Kurtin. Shkëmbejnë mesazhe jo miqësore

Protesta e studentëve/ Përplaset Edi Rama me Albin Kurtin.

Protesta e studentëve ka krijuar përplasje me kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sipas Insajderi.com, Edi Ramës nuk i kanë pëlqyer deklaratat publike të disa zyrtarëve të Vetëvendosjes për studentët në fillim të dhjetorit. Po ashtu, sipas kësaj medie, shfrytëzimi i kësaj proteste nga ana e degës së VV-së në Tiranë, daljet publike të Hysamedin Ferrajt dhe Boiken Abazit, të cilët kanë kërkaur rrëzimin e qeverisë, nuk i kanë pëlqyer kryeministrit.

Qëndrimet e tyre, Rama i ka konsideruar si veprime që politizojnë protestën e studentëve. Për këtë arsye, Rama dhe Albin Kurti kanë shkëmbyer disa mesazhe me njëri-tjetrin.

Siç shkruan Insajderi, Rama ka dyshime se “Vetëvendosje”, po punonte kundër tij, teksa i referohet deklaratave të Ferrajt e Abazit.

Ndërsa Kurti, sipas kësaj media, i ka thënë Ramës se duhet të shohë veten në pasqyrë për të mësuar nxitësin e protestave të studentëve.

Ndërsa më tej, teksa Kurti i ka ofruar Ramës ta këshillojë në lidhje me problemin e tij, kryeministri i është përgjigjur, se kreu i Vetvendosjes ka një parti të vogël dhe s’ka kapacitet "për të ndihmuar një parti të madhe siç është PS-ja”.

Të fundit