Flash News

KRYESORE

PS mbledh sot Kryesinë, kush përflitet për zëvendësimin e Valdrin Pjetrit në Shkodër

PS mbledh sot Kryesinë, kush përflitet për zëvendësimin

Partia Socialiste pritet të mbledhë sot Kryesinë.

Në këtë takim, pritet të diskutohet për zëvendësimin e Valdrin Pjetri në qarkun e Shkodrës, i cili dha dorëheqjen pasi PD publikoi dokumente që vërtetojnë se ka qenë më parë i dënuar për trafik droge në Itali.

Sipas gazetës ‘panorama’, ende nuk ka një emër që përflitet konkretisht, edhe pse më aktivi në këtë qark mbetet deputeti Tom Doshi.

Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS të datës 23 korrik, kryetari i PS-së, Edi Rama, shkarkoi Ditmir Bushatin si drejtues politik të Qarkut të Shkodrës për t’ia besuar këtë detyrë kryetarit të sapozgjedhur të kësaj bashkie, Valdrin Pjetri.

Megjithatë, sipas gazetës mbledhja e sotme e Kryesisë do të fokusohet tek organizimi i procesit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste, kur kjo parti është futur në një proces zgjedhor, që nga kryetari i organizatës së partisë e deri te delegatët e kongresit.

Të fundit