Flash News

KRYESORE

Pse epiteti "demokrat"? Rudina Hajari flet për grupin e ri parlamentar

Pse epiteti "demokrat"? Rudina Hajari flet për grupin e ri

E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, deputetja Rudina Hajdari ka folur për grupin e ri parlamentar demokrat.

E pyetur se pse epiteti “demokrat”, Hajdari u shpreh, “Të gjithë në atë listë ndihemi demokrat”.

Ndërsa më tej shtoi se ndihet i nderuar që i përfaqëson, sepse sipas saj, janë ata që përfaqësojnë demokratët e lirë që nuk kanë dashur djegien e mandateve.

“ E kam thënë dhe në fjalimin tim në parlament se ndihem e nderuar që i përfaqësoj, ata  ishin përfaqësues të demokratëve sepse tërhiqnin shumë vota dhe ishin më pranë njerëzve. Ata janë të zellshëm për të dhënë fjalime dhe për të qenë aktiv në parlament dhe për të evidentuar problematikat që hasen në zonat e tyre. Ne ndihemi demokrat sepse shumë prej tyre kanë histori të hershme me PD, e cilësoj dhe veten deputete të hershme por mendoj se kam një të kaluar që më lidh me PD”, tha Hajdari.

Më tej ajo shtoi se ky grup i ri po paragjykohet pa baza. “Do doja që mos keqtrajtohet nga mediat. Të tregohemi më profesionalist dhe të jemi më pak të bazuar se çfarë thotë partia”, tha Hajdari.

Të fundit