Flash News

KRYESORE

PSG mes lamtumirash, tërhiqet Motta, largohet Emery

PSG mes lamtumirash, tërhiqet Motta, largohet Emery

Pas 510 ndeshjeve të zhvilluara në karrierë, klubi i PSG-së i ka dhënë lamtumirën e fundit futbollistit Thiago Motta, i cili vendosi të tërhiqej nga futbolli në moshën 36-vjeçare.

Në fakt, Thiago Motta do të largohet për të drejtuar skuadrën e U19-s të Parisit.

Pas ndeshjes së fundit të kampionatit, mefushorit iu dedikua një “standing ovation” i madh nga ana e të pranishmëve në stadium, ndërkohë që klubi i përgatiti një video përshëndetëse, ku nuk kanë munguar mesazhet e ardhura nga trajnerë e futbollistë të ndryshëm.

Por, mbrëmja e së shtunës ishte edhe e përshëndetjes së fundit të trajnerit Unai Emery. Spanjolli e kishte deklaruar më herët largimin e tij nga Paris SG, me të cilin arriti të fitojë 7 tituj, ndërkohë që pengu i madh ishte eliminimi në ‘Champions League’.

Ndërkohë presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, theksoi se është 2000% i sigurtë se braziliani Neymar nuk do ta braktisë skuadrën e tij.

Të fundit