Flash News

KRYESORE

Publikimi i përgjimeve/ Drejtori i ‘Zërit të Amerikës’ i përgjigjet akuzave të Edi Ramës

Publikimi i përgjimeve/ Drejtori i ‘Zërit të

Akuza e kryeministrit Edi Rama ndaj ‘Zërit të Amerikës’, duke e konsideruar pjesë të “kazanit mediatik shqiptar”, ka shkaktuar reagime të forta te publiku dhe te politika. Kësaj akuze, drejtori i medias amerikane, Elez Biberaj, i është përgjigjur shkurtimisht me një foto ku shkruhet: “75 vjet në shqip. Zëri i Amerikës”

Ai ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ edhe një shkrim të gazetarit Enver Robelli, ku ndër të tjera thuhet: “Edi Rama të merret me defektet e qeverisjes së tij – sulmet ndaj «Zërit të Amerikës» janë propagandë e qullët. Nëse një medium perëndimor denoncon nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri – qeveria në Tiranë duhet të jetë mirënjohëse për këtë dhe të punojë për të përmirësuar gjendjen. Konfrontimi me çdo zë kritik dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë. Kjo vlen sidomos tani – në 75-vjetorin e emitimit të programit në gjuhën shqipe të «Zërit të Amerikës». Edi Rama do të duhej t’ia uronte «Zërit të Amerikës» këtë përvjetor dhe jo të radhiste shkronja të padenja në profilin e tij në Twitter kundër Zërit të Amerikës.”

Elez Biberaj është drejtor i Divizionit të Eurazisë në ‘Zërin e Amerikës’, duke mbuluar shërbimet në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, maqedonase, greke, ukrainase dhe ruse.

Dje u publikua një pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku hetohet ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko. Në dokumentetat e publikuara nga ‘Zëri i Amerikës’ ekspozohet farsa e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Publikimi i përgjimeve, Edi Rama kundër ‘Zërit të Amerikës’: Kazan që po përgojon dynjanë. Çfarë katandie

Përgjimet e VOA-s/ “Është kryeministrja e vërtetë”, roli thelbësor që Vali Bizhga ka në jetën politike të Edi Ramës

Të fundit