Flash News

KRYESORE

Pushimet e Ilir Metës, presidenti i relaksuar në shoqërinë e ish-drejtuesit të lartë

Kanë qenë të shumtë politikanët që janë fotografuar këtë verë në plazhin e Dhërmiut kryesisht. E gjithë qeveria pothuajse, deputetë të majtë dhe të LSI-së, kanë preferuar bregdetin e Jugut.

Ndërkohë kurioziteti ka qenë i lartë për të ditur se ku mund të jetë duke kaluar pushimet Presidenti Meta.

Dimë që për Presidentin dhe Kryeministrin ka dy rezidenca qeveritare, një në Dhërmi dhe një në Vlorë. Mirëpo tek asnjëra prej tyre nuk u pa Presdenti. Dhe e dini ku ndodhet? Te shtëpia e tij te Gjiri i Lalëzit, raporton Panorama.

Atë që bën përherë. Pra Meta, edhe pse President, nuk ka ndryshuar asgjë nga zakonet e tij të përvitshme. I nxirë në maksimum, Meta është shfaqur i relaksuar në shezlongun e tij dhe i shoqëruar ish-drejtori i SHKB, Ramazan Topuzi.

Në këtë mënyrë, Meta po bën pushime të vërteta, larg edhe prej kolegëve të tij, ku siç dihet, do të ishte e pamundur të mos flasësh për politikë.

Të fundit