Flash News

Rajoni

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen nga Partia Progresive Serbe

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen nga Partia Progresive

Pas protestave masive antiqeveritare qeveria serbe organizoi në Beograd një tubim mbështetjeje. Aty presidenti Vuçiç u njoftoi pasuesve të tij dorëheqjen si kryetar i partisë SNS.

"Kjo është mbrëmja e fundit që po ju flas si kryetar i SNS-së", tha Aleksandar Vuçiç gjatë tubimit masiv të partisë nacionaliste SNS në kryeqytetin serb, Beograd. Në kongresin e Partisë Progresive Serbe (SNS) që u zhvillua këtë të shtunë (27.05) si pasardhës i Vuçiçit u zgjodh në krye të partisë ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç.

Presidenti serb ka mbajtur nga viti 2012 poste të ndryshme drejtuese dhe ka përcaktuar fatet e vendit. Kritikët e akuzojnë atë për një stil autoritar qeverisjeje. Dorëheqja e tij nga kryesia e SNS-së do të ketë pak pasoja. Vuçiq dhe idhtarët e tij kontrollojnë pjesën më të madhe të medias, gjyqësorin dhe një pjesë të ekonomisë.

Që nga mëngjesi i së premtes, në Beograd mbërritën me autobusë dhe trena njerëz nga i gjithë vendi. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut dhe medias, disa prej pjesëmarrësve u ishte kërkuar të merrnin pjesë.

Tubimi nën moton "Serbia shpreson", ishte përgjigja e qeverisë ndaj demonstratave që u zhvilluan gjatë javëve të fundit të udhëhequra nga opozita, në të cilat morën pjesë dhjetëra mijëra vetë për të protestuar kundër dhunës me armë. Serbia u trondit nga dy vrasje në gjendje amoku prej të cilave gjetën vdekjen 18 vetë. Kundërshtarët e Vuçiqit kërkojnë t'i jepet fund glorifikimit të dhunës në mediat pro-qeveritare dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesit të shërbimit sekret./ DW

Të fundit