Flash News

Rajoni

Arrestimet e shqiptarëve në Serbi, reagon ministri gjerman: Çdo masë e heqjes së lirisë duhet të jetë e justifikuar

Arrestimet e shqiptarëve në Serbi, reagon ministri gjerman: Çdo

Ministri gjerman i Shtetit, Gunther Krichbaum, ka reaguar mbi arrestimet e disa shtetasve shqiptarë në Serbi dhe tensionet që lidhen me ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovën.

Pas një takimi me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, Krichbaum ka nënvizuar rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore, proporcionalitetit të masave dhe zbatimit të marrëveshjeve të dialogut, duke theksuar nevojën për një proces të drejtë gjyqësor.

“Ne vazhdojmë ta monitorojmë nga afër arrestimin e ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Çdo masë e heqjes së lirisë duhet të jetë e justifikuar dhe proporcionale. Po ashtu po e monitorojmë nga afër arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe dhe presim që Serbia të sigurojë plotësisht dhe shpejt zbatimin e procedurave ligjore, të respektojë të drejtat themelore dhe të garantojë proces të drejtë ligjor – në përputhje me Marrëveshjen e Dialogut për drejtësinë”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Punë të Jashtme të Gjermanisë.

Ai ka bërë thirrje për qetësi institucionale, përmbajtje në komunikimin publik dhe rikthim të plotë të angazhimit në dialog. Gjermania, tha Krichbaum, mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së një procesi gjithëpërfshirës e paqësor drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me vlerat evropiane si pikë referimi të patjetërsueshme.

Të fundit