Flash News

Rajoni

Ekzekutohet shqiptari në Tivar, Edmond Mustafa ishte pjesë e një grupi kriminal

Ekzekutohet shqiptari në Tivar, Edmond Mustafa ishte pjesë e një
Në foto: Edmond Mustafa, gjatë një arrestimi

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal është vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për “Vijesta” jozyrtarisht nga Administrata e Policisë. Ata nuk e bënë të ditur identitetin e tij.

Sipas “Vijesti”, ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Dëshmitarët okularë thanë se autori është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.

Policia ndodhet në vendngjarje, hetimet po vijojnë.

Të fundit