Flash News

Rajoni

Greqia dëbon 9 shtetas europian

Greqia dëbon 9 shtetas europian

Policia kishte ndaluar 28 protestues grekë e të huaj pas bllokimit të një ndërtese universitare, me akuza se kishin ndaluar funksionimin e një institucioni publik.

Mediat Greke raportojnë se 9 protestuesit e ndaluar janë nga Gjermania, Britania, Franca, Italia e Spanja, të arrestuar në protestën e universitetit të drejtësisë në Athinë, do të deportohen nga vendi, thanë avokatët e tyre raportojnë mediat vendase.

Protestuesit grekë janë liruar tashmë në pritje të gjyqit ndërsa 9 shtetasit e huaj një djalë dhe tetë vajza të moshave 22 deri në 33 vjeç, mbeten në paraburgim në pritje të vendimit për deportimin.

Protesta pro-Palestinës janë mbajtur në shumë qytete të Greqisë që prej nisjes së luftës brutale të Izraelit në Gaza në tetor.

 

Të fundit