Flash News


Rajoni

Kërcënohet me vdekje presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Kërcënohet me vdekje presidenti serb, Aleksandër
Fotoja me të cilën ishte kërcënuar Vuçiç

Kërcënohet me vdekje Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet serbe.

Mësohet se, kërcënuesi është një 30 vjeçar me iniciale M.P. nga Paraçini, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi përmes rrjetit social “Facebook”, kishte kërcënuar vazhdimisht presidentin serb me vrasje.

Pjesëtarë të Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, kanë marrë pjesë në operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Së fundmi 30-vjeçari kishte postuar një foto ku shihet Vuçiç, presidenti malazes Milo Gjukanoviç dhe anëtari i presidencës së BeH, Milorad Dodik, dhe krahas së cilës shkruante: “Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të eliminojë snajperi. E di edhe vet, ajo pikë e kuqe e cila po të përcjellë në dhomën e fjetjes kur e ndal dritën. Vuçiç të shikoj, e ti nuk di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes të nishanit optik”.

Të fundit