Flash News


Rajoni

Kurti e Vuçiç takohen sot në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Kurti e Vuçiç takohen sot në Ohër në kuadër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajnë sot takimin e radhës në kuadër të dialogut në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Bashkimi Evropian njofton se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të takohen veçmas me dy liderët në orën 10:00.

Më pas, parashikohet edhe një takim i përbashkët, i cili do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Borrell tha një ditë më parë se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

 

 

 

Të fundit