Flash News

Rajoni

Lajçak nuk jep datë për liberalizimin e vizave për Kosovën: Në dorë të vendeve të BE-së

Lajçak nuk jep datë për liberalizimin e vizave për

I dërguar special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka folur për liberalizimin e vizave për kosovarët. Ai deklaroi se kjo çështje asnjëherë nuk ka pasur vëmendje më të madhe, por pavarësisht kësaj, Lajçak nuk dha datë. Refuzimi i BE-së si dhe i NATO-s kanë rritur zhgënjimin në Kosovë.

“Po e përsëris që nuk kam të drejtë të përmend data se kur do të ndodhë, por mbështetja dhe vëmendja për këtë çështje kur nuk ka qenë më e madhe dhe po shpresoj që sa më shpejtë të merret vendimi”, deklaroi Lajçak.

Ky i fundit shtoi se vendimi është në duart e vendeve anëtare të BE-së, ndërsa tha se po e shfrytëzon çdo mundësi për ta ritheksuar se Kosova i meriton vizat, pasi i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Vendimi është në duart e shteteve anëtare, por ajo që mund të them është se kjo çështje është në qendër të vëmendjes. Javën e kaluar kur janë takuar udhëheqësit e BE-së kanë diskutuar për liberalizimin e vizave për kosovarët, si një proces që duhet të përfundojë”, tha ai.

 

Të fundit