Flash News

Rajoni

Ministri i Dodik kërcënon me arrestimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë

Ministri i Dodik kërcënon me arrestimin e përfaqësuesve

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Bosnjes, Sinisha Karan, tha se të gjithë ata që po merren me procesin gjyqësor ndaj Milorad Dodik, duhet të arrestohen.

Në deklaratën e tij Karan iu referua ndërkombëtarëve.

“Nuk ka arrestim të Dodikut, por ata që prishin rendin kushtetues do të arrestohen. Nëse do të ishte një vend normal, tani do të arrestoheshin Gjykata dhe Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës, pra ata që udhëheqin procedurën kundër Dodikut”, tha ministri i RS.

Ai shtoi se Ministria e Punëve të Brendshme do ta mbrojë Presidentin e RS-së, sepse sipas tij është sulmuar rendi kushtetues.

“Ne do të mbrojmë dhe Presidentin e Republikës dhe institucionet që janë sulmuar nga veprimet antikushtetuese të Gjykatës dhe Prokurorisë së BeH dhe Përfaqësuesit të Lartë Kristian Schmitt”, theksoi ministri i RS.

Të fundit