Flash News

Rajoni

Pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, dorëzohet mocioni për rrëzimin e qeverisë së Abazoviç

Pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, dorëzohet mocioni

Krerët e grupeve parlamentare të DPS, SDP-LP, SD, DUA kanë dorëzuar në Kuvend propozimin për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, e udhëhequr nga Dritan Abazoviç.

Në deklaratën e përbashkët të grupeve parlamentare, thuhet se mocioni i mosbesimit vjen për shkak se qeveria aktuale nuk i është përmbajtur premtimeve dhe nuk ka realizuar objektivat e përcaktuara gjatë zgjedhjes, raporton RTCG.

“Ato kanë të bëjnë me reformën e sistemit gjyqësor, forcimin e sistemi i sundimit të ligjit, intensifikimi i procesit të integrimit evropian, konsolidimi i politikës ekonomike në vend dhe riorganizimi i sistemit të kujdesit shëndetësor në kushtet e pandemisë së koronavirusit në vazhdim”, thuhet në deklaratë.

Shkas për nisjen e mosicionit të mosbesimit është bërë mbi të gjitha marrëveshja që qeveria e Abazoviç ka nënshkruar me Kishën Ortodokse Serbe.

“Për më tepër, sjellja injorante e kryeministrit Dritan Abazoviq ndaj pikëpamjeve të institucioneve më të rëndësishme shkencore në vend, si dhe ekspertëve të shquar dhe organizatave të shoqërisë civile, si dhe duke vënë në plan të parë marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe, ndërsa sjelljet e tij të papërgjegjshme dërgoi në ngritje të tensioneve në shoqëri dhe deri në humbjen e pariparueshme të kohës së nevojshme për përmbushje cilësore të detyrimeve nga agjenda evropiane, kjo Qeveri e ka humbur legjitimitetin e saj”, thuhet më tej në deklaratë.

Të fundit