Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Presidenti i MV-së kundër "Ballkanit të Hapur", Zaev: Qëndrim i pakuptueshëm dhe negativ!
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovksi, është shprehur hapur kundër nismës "Open Balkan" duke ritheksuar se ka pasur dhe do të ketë rezerva për të, duke e konsideruar si "të mangët" dhe "të pasuksesshme".
"Ndërkaq Pendarovski gjatë vizitës së tij në Prishtinë, i pyetur për Ballkanin e Hapur, deklaroi: “Kur u paraqit propozimi i parë në vitin 2019, unë isha presidenti i parë që deklarova rezerva për iniciativën (Ballkani i hapur). Pse? Sepse konsiderova se nëse ajo iniciativë do të ishte përpjekje për restaurim të ndonjë Jugosllavie, unë jam kundër. E dyta – nëse kjo iniciativë është alternativë apo kompensim i aspiratave evropiane apo kompensim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, unë jam kundër. Nga të gjithë pjesëmarrësit në të, përfshirë edhe kryeministrin tonë, Zoran Zaev, mora garanci se ideja e tyre nuk është e tillë. Kjo ishte në momentin kur u lansua iniciativa. Sot, e them atë që e përsëris me të gjithë bashkëfolësit e mi ndërkombëtar në dy vitet e fundit se kjo iniciativë ka mangësi që në fillimet e saj, sepse në vend se të marrin pjesë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë vetëm gjysma. Dhe, qëndrimi im edhe më tej do të jetë – se derisa nuk kjo iniciativë nuk i përfshinë të gjithë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të jetë e suksesshme", u shpreh Perandovski.
Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev, i është përgjigjur presidentit duke e cilësuar deklaratën e tij të pakuptueshme dhe negative.
“Pamë në të kaluarën se çfarë do të thotë Ballkani i mbyllur dhe për këtë është i paarsyeshëm çdo deklarim kundër Ballkanit të Hapur. Veçanërisht i i pakuptueshëm kur një reagim i tillë negativ vjen nga njeriu i parë i shtetit, i cili duhej të ishte i pari në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Në Maqedoninë e Veriut presidenti i shtetit nuk ka asnjë lloj ingerence në pjesën e lehtësimit të procedurave doganore, në pjesën e futjes së One Stop Shop kalimeve për kalim të shpejtë të kufijve, në pjesën e njohjes së lejeve për punë dhe diplomave. Unë jam i befasuar që Pendarovski ka ndryshuar qëndrimet për këtë iniciativë para se gjithash ekonomike, por nuk do jem i befasuar kur sërish do të hamendësohet që të japë mbështetje në periudhën e ardhme në interes të qytetarëve, shtetit dhe rajonit”, tha Zaev.