Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut

Janë shtuar shumë kritikat ndaj autoriteteve të sigurisë në Gjermani. Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi mbajti vajzën e tij katërvjeçare në një makinë në aeroportin e Hamburgut për plot tetëmbëdhjetë orë. Gjendja shëndetësore e vajzës së vogël është “e padëmtuar”, siç kumtuar autoritetet. Më parë, ai u fut me makinë në pistën e aeroportit dhe qëndroi pranë avionit. Ai ishte i armatosur. I gjithë aeroporti u bllokua me orë të tëra, ndërsa mijëra persona mbetën pa fluturimet e planifikuara dhe të paguara.
Kjo dramë nxiti debate të shumta rreth sigurisë në aeroportet gjermane. Ndryshe nga vendet e tjera, ku ka shtylla që mund të ulen ose ngrihen në rrugë dhe të pengojnë hyrjen e makinave, në Hamburg rrëmbyesi me sa duket kishte para vetes vetëm rampa kuq e bardhë si pengesë në rrugën e tij për në zonën e siguruar shumë.
E kjo nuk është hera e parë që persona të paautorizuar depërtojnë në zonën e aeroportit. Verën e kaluar, aktivistët e “Brezit të fundit” prenë gardhin metalik dhe e futën në pistë.
Autoritetet thonë se nuk ka pasur lëshime
Menaxhmenti i aeroportit nuk sheh asnjë lëshim të mundshëm: “Siguria e zonës së aeroportit është në përputhje me dispozitat ligjore, madje shkon përtej kësaj”, tha një zëdhënëse për DPA.
Ajo shtoi se në një aeroport kaq të madh, i cili ka një sipërfaqe prej afërsisht 800 fusha futbolli, nuk mund të përjashtohet që “ndonjë kriminel i rëndë të futet në zonën e siguruar”. Kjo zëdhënëse shtoi se ekziston një sistem alarmi për situata të tilla, “i cili aktivizohet pa të meta”.
Siç shtoi ajo, pas protestës së aktivistëve të klimës, është shtuar numri i patrullave pranë rrethojës së aeroportit, ndërsa po testohen edhe kamera dhe sensorë të rinj. Ajo nuk tha asgjë për rampat që mund të kalohen lehtë: “Ju lutemi kuptoni, ne nuk ofrojmë informacion më të detajuar në lidhje me konceptin tonë të sigurisë.”
Rregullat e vjetruara
Andreas Roskopf, kryetar i Sindikatës së Policisë, u pyet nga programi i parë gjerman ARD, nëse koncepti i sigurisë në aeroportin e Hamburgut është në nivelin e duhur?
“Ne kemi nevojë urgjente për të krijuar një koncept sigurie që korrespondon me gjendjen e sotme”, përgjigjet Roskopf. Ai shton se nuk guxon as të mendojë se çfarë mund të kishte ndodhur po të ishte fjala për terrorizëm.
Roskopf nënvizon se standardet e sigurisë së aeroportit sot nënkuptojnë edhe kamerat e vëzhgimit dhe detektorët e lëvizjes në zona të ndjeshme: “Në rrugët e afrimit duhet të punojmë me barriera dhe pengesa që të paktën një makinë e zakonshme nuk mund t’i kalojë.” Ai thotë se rreziku është në rritje në këtë zonë në Gjermani. Por thekson se aeroportet funksionojnë sipas rregulloreve aktuale të sigurisë.
“Legjislativi duhet të miratojë rregullore shumë të qarta në këtë fushë, në mënyrë që aeroportet të detyrohen të vendosin këto masa mbrojtëse dhe që ekspozimi ndaj rrezikut që kemi aktualisht të jetë sa më i ulët.
Profesori në Akademinë e Policisë, Raphfael Beer, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane, Heiko Tagaz, kërkojnë mbrojtje më të mirë të aeroporteve. “Është e vështirë të kuptohet se edhe panairet e Krishtlindjeve janë të siguruara me barrikada betoni, ndërsa ndaj kompanive të aeroporteve ka një raport si njerkë, në zona të mbrojtura rreptësisht,” tha Tagaz për agjencinë e lajmeve dpa.
Profesori u shpreh për NDR se koncepti i sigurisë duhet patjetër të rishikohet. “Nuk mund ta kuptoj që kompania e aeroportit tani fshihet pas dispozitave ligjore që nuk parashikojnë masa më të rrepta.”
Ai thotë se përmbushja e detyrimeve ligjore është një çështje e rëndësishme. “Por nëse shikojmë botën përreth nesh, shohim se autorëve të sulmeve nuk u intereson se cilat rregullore ndiqen dhe cilat jo. E thënë thjesht, ajo pjesë e trafikut duhet të mbrohet më mirë. Kjo është arsyeja pse e gjithë kjo në mënyrë të pashmangshme duhet të rishqyrtohet”.
As aeroportet e tjera nuk janë të sigurta
Eksperti i aviacionit Heinrich Grosbongart ka punuar më parë për Lufthansa, Boeing dhe sindikatën e pilotëve Cockpit. Vlerësimi i tij është alarmant. “Aeroporti i Hamburgut nuk është i sigurt – por as aeroportet e tjera gjermane nuk janë”, tha ai për Spiegel.
Sipas tij, kjo është skandaloze sepse aeroportet “janë të njohura prej dekadash si objektivat e preferuar të terroristëve. Avionët me dhjetëra mijëra litra kerozinë dhe qindra pasagjerë presin të ngrihen. Për shkak të gjithë kësaj, Grosbongart i quan administratën dhe institucionet e aeroportit “të pakuptueshme dhe naive”. DW
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24