Flash News

Rajoni

Tentoi të grabisë me armë kasafortën e McDonald's në Athinë, arrestohet i riu shqiptar. U aksidentua duke i ikur policisë

Tentoi të grabisë me armë kasafortën e McDonald's

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi bashkë me një tjetër person tentoi të grabisë nën kërcënimin e armës punonjësit në një pikë shitjeje të McDonald's në Athinë.

Sipas mediave greke, gjatë kohës që ata kanë tentuar të marrin kasafortën e biznesit, në atë kohë aty po kalonte një makinë policie.

Autorët e kanë parë dhe janë larguar me shpejtësi. Policia është vënë në ndjekje të tyre, e teksa tentonin që të largoheshin me një makinë të vjedhur, janë aksidentuar.

Njëri prej autorëve ka mundur të largohet në këmbë në rrugicat përreth, ndërsa 20-vjeçari shqiptar u kap nga policia.

Të fundit