Flash News

Rajoni

Votohet qeveria e re e Malit të Zi, e para pas tri dekadash pa partinë e Gjukanoviç me zv.kryeministër një shqiptar

Votohet qeveria e re e Malit të Zi, e para pas tri dekadash pa partinë
Foto nga seanca parlamentare e 2 dhjetorit

Votohet në Kuvend qeveria e re e Malit të Zi, rreth tre muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Nga 81 deputetë,  me 41 prej tyre votuan pro qeverisë së re, e cila do të ketë për kryeministër Zdravko Krivokapiç dhe zv.kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviç nga partia URA.

Kryeministri i sapozgjedhur tha se qeveria e tij përgjatë 4 viteve të mandatit do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë në vend.
“Ne gjendemi në një situatë ku çdo ditë është e çmuar. Gjëja më e rëndësishme është që fitorja e 31 deputetëve u shpreh sot, dhe kjo është fitorja e njerëzve dhe qytetarëve. Përjetoni këtë si një masë të së ardhmes sonë të re”, tha Krivokapiç.

Qeveria e re do të ketë 12 ministra, kryesisht figura jopartiake
 
Qeveria e re malazeze është e para që prej tri dekadash është formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviç, që u mund në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti.

Të fundit