Flash News

KRYESORE

Raketa mbi Japoninë, Kim Jong Un: Ishte hapi i parë

Raketa mbi Japoninë, Kim Jong Un: Ishte hapi i parë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka bërë thirrje për teste të tjera të raketave balistike në Paqësor, njoftojnë mediat shtetërore të Phenianit të mërkurën.

Ai personalisht mbikëqyri nisjen e raketës mbi Japoni herët në mëngjesin e së martës, duke nxitur Tokion që ta dënonte testin si "kërcënim të paparë".

Por, Kim u citua nga agjencia e lajmeve KCNA të ketë thënë se testi ishte vetëm "hapi i parë i operacionit ushtarak të Ushtrisë Popullore Koreane në Paqësor dhe parapërgatitje për të marrë ishullin Guam".

Testi i ri raketor demonstroi rritjen e besimit të Phenianit pavarësisht nga sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi raketa e saj Hwasong-12 përshkoi 2.700 kilometra, duke mbi Japoninë dhe duke dërguar një mesazh se ata mund të dërgojnë predha afër ishullit Guam, siç kërcënuan më parë këtë muaj.

Ndërkohë, kryeministri japonez, Shinzo Abe dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae ranë dakort sot për të ushtruar më shumë presion ndaj Koresë së Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut  “Yonhap News Agency”, “të dy liderët janë zotuar se do t’i bënin thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të vendosur sanksione më të rrepta ndaj Koresë së Veriut”.

Nga ana tjetër, Kina po diskuton me anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një “përgjigje” pas lëshimit nga ana e Koresë së Veriut të një rakete balistike mbi territorin e Japonisë, njoftoi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme.

Të fundit