KRYESORE

Rama batutë me Majkon: Sheh të gjithë duke pirë raki, për vete pi ujë

Kryeministri Edi Rama teksa foli për sfidat e Shqipërisë në Samitin e Diasporës ndër të tjera bëri një batutë me Ministrin e Diasporës Pandeli Majko.

“Po flasim për shtetbërje dhe jo për të ngrënë një darkë bashkë dhe për të pirë raki. Darkë e raki është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë. Dhe falë ministrit të Diasporës do ta bëjmë edhe pse ai i sheh gjithë duke pirë raki dhe për vete pi ujë”, u shpreh Rama, ndërsa të pranishmit në sallë nisin të qeshnin.

Më tej Rama foli për korrupsionin në Shqipëri.

“Por ne po flasim për luftën më të madhe,më të vërtetë, më të vështirë që i është hapur korrupsionit në Shqipëri. Korrupsioni luftohet duke u përpjekur të ndërtojmë një sistem drejtësie”, tha më tej Rama.

Të fundit