Flash News

KRYESORE

“Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën e PD Rudina Hajdarit”

“Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë

Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për zhvillimet në vend, ndërsa e quajti harxhim energjish e spekulim diskutimin për ‘luftën’ për siglën e PD mes Bashës dhe Rudina Hajdarit, e cila është vendosur në krye të grupit parlamentar të krijuar në parlament nga deputetët e rinj, me të njëjtën sigël të PD. Madje ai tha se kryeministri Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën Hajdarit.

“E vetmja gjë e pakuptueshme për mua është që nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhjet. Kjo më duket e pamundur. Në qoftë se Basha dhe PD kanë parasysh pengmarrjen nëpërmjet komisionerëve kjo nuk është e mundur sepse ligji i ka dalë para për zëvednësimin e komisionerëve. Për forma të tjera nuk jam dakord.

Në statutin e PD përcaktohet qartë kush e përdor siglën. Deputetët e LSI dolën të pavarur. Do ishte spekulim, harxhim energjish, nëse fillon një luftë për siglën. Ne kemi eksperienca komike në historinë shqiptare kur Pollo krijoi PDR kur e lejuan të përdorte PD dhe një r të vogël duke krijuar konfuzion në elektorat.

Nëse zonja Hajdari dhe zonja Basha do të fillojnë një përplasje mes tyre, unë parashikoj që Rama do bëj gjithçka për t’ia lënë siglën politike zonjës Hajdari. Kjo do ishte e pandershme, do ishte mirë të mos ndodhte”, u shpreh Mustafaj.

 

Të fundit