Flash News

KRYESORE

Rama hedh në gjyq gazetarin e Bild: Ta vendosë gjykata gjermane të vërtetën

Rama hedh në gjyq gazetarin e Bild: Ta vendosë gjykata gjermane
Kryeministri Edi Rama ka hedhur në gjyq gazetarin e “Bild”, Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve  tabloidin gjerman. Sipas kreut të qeverisë, nuk ka asgjë të vërtetë në përgjimet e publikuara, ku fajësohen zyrtarë dhe deputetë të Partisë Socialiste të lidhur me krimin. Rama beson se në Gjermani, një vendi që drejtësia i ka hije, shqiptarët do të mësojnë realisht të vërtetën. “Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.”, shkroi Rama në profilin e tij në Twitter.

Të fundit