Flash News

KRYESORE

Rama kritikon BE-në: Demarkacioni kusht i pakuptimtë për Kosovën

Rama kritikon BE-në: Demarkacioni kusht i pakuptimtë për

Në lidhje me kushtin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama shprehet se ky është kusht i pakuptimtë nga ana e BE-së. Ai argumenton se pavarësisht se Serbia nuk e ka njohur akoma  pavarësinë e Kosovës janë hapur negociatat me të.

Në një intervistë për gazetën “Standard” të Vjenës, kryeministri shqiptar ka deklaruar se nuk është e drejt që të hapen negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi për  pranimin në Bashkimin Evropian, dhe jo me Shqipërinë, raporton “Telegraf”.

“Kosovarët dikur kanë jetuar në një shtet në të cilin përkatësia e tyre nacionale dhe statusi i Repubilkës nuk u janë njohur. Kosovarët tani ata kanë shtetin e tyre, por nuk janë në gjendje të lëvizin lirshëm. Ata janë të vetmit njerëz në të gjithë Evropën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre dhe krejt kjo për shkak të disa kritereve të pakuptimta Atyre u janë vënë kushte për të fituar regjimin pa viza. BE-ja thotë: së pari duhet të ketë një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që negocion me Serbinë, një vend që madje nuk e ka njohur Kosovën, e lëre më kufijtë e Kosovës”, ka thënë Rama.

Më tej ai ka thënë se pavarësisht se çfarë thotë dikush, ai gjithmonë do të interesohet për shqiptarët që jetojnë në vende të tjera, sepse për këtë e obligon Kushtetuta e Shqipërisë.

Të fundit