Flash News

KRYESORE

Rama mbledh qeverinë në Fier, zbardhen vendimet e miratuara

Rama mbledh qeverinë në Fier, zbardhen vendimet e miratuara

Kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat, ka bërë të ditur vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave i cili u mblodh ditën e sotme në Fier.

Rama njoftoi se qeveria ka miratuar listën e barnave të rimbursueshme, ku përfshihet edhe herceptina, për trajtimin e kancerit të gjirit.

Gjithashtu Rama njoftoi se për Divjakën është hapur drita jeshile për ngritjen e 800 hektarëve të tjera platancione, shegë, avokado dhe disa fruta të tjerë.

“Agro-turizmi është një fushë me potenciale të mëdha nga veri në jug të Shqipërisë dhe për këtë do të ketë ulje në 6 për qind e TVSH për të gjithë ata që do të ndërmarrin nisma në agro-turizëm”, tha Rama.

Ndërkohë sa i takon fermerëve të cilët nuk përfitojnë subvencione për shkak se nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga qeveria, Rama u drejtoi një thirrje duke u thënë “bashkohuni sepse është në interesin e çdo fermeri që të bashkohen dhe në interesin e ekonomisë së tyre dhe interesin e ekonomisë kombëtare”.

Të fundit