Flash News

KRYESORE

Rama në Uashington me ftesë të Këshillit të Atlantikut  

Këshilli i Atlantikut fton kryeministrin Rama në një takim të llojit 'town hall' për të folur për të ardhmen e integrimit europian të Shqipërisë. Takimi do të mbahet të mërkurën më 5 shkurt në zyrat qendrore të këtij think tanku në Uashington, njofton Këshilli në një ftesë të dërguar të interesuarve.

Për një orë pasditen e së mërkurës Kryeministri i Shqipërisë do t'u flasë të pranishmëve 'për zhvillimet e fundit në shtegun europian të Shqipërisë'.

Takimi vjen pas një përmbylljeje jo pozitive të vitit me një shtyrje tjetër date të hapjes së negociatave që mori Tirana dhe Shkupi në rrugën drejt integrimit në BE.

Sipas Këshillit të Atlantikut "Kryeministri Rama do të detajojë përpjekjet e vazhdueshme për të fuqizuar lidhjet me BE dhe komunitetin trans-atlantik në përgjithësi duke përfshirë edhe rolin e tij si kryetar në detyrë i OSBE për vititm 2020".

Të fundit