Flash News

KRYESORE

Rama: Një lajm i mirë sot në mëngjes ma përforcoi shijen e takimit me Metën

Rama: Një lajm i mirë sot në mëngjes ma përforcoi

Rama ka komentuar si një lajm të mirë vendimin e fundit të presidentin Ilir Meta, i cili sot dekretoi Elidon Bendon në krye të SHISH, 12 muaj pas emërimit.

“Sot Elidon Bendo u dekretua në krye të SHISH, jo pse populli thotë më mirë vonë se kurrë, por e përshëndes dekretin presidencial dhe i uroj të vijojë me sukses punën e nisur dhe ta çojë me shpejtësi për para për reformimin e thellë të atij institucioni kyç për sigurinë kombëtare.

Dhe ky lajm i parë i mëngjesit të sotëm ma përforcoi shijen e mirë të takimit që pata me presidentin, nga ku dola me ndjesinë pozitive të nevojës reciproke për mirëkuptim dhe për një zgjidhje konstruktive. Edhe pse ishte e qartë, nuk ishim aspak në një mendje dhe ende nuk jemi, lidhur me arsyen e mosdekretimin e Sandër Lleshit”, tha Rama.

Të fundit