Flash News

KRYESORE

Rama nuk dorëzohet: Përse mos të jemi bashkë, kur njerëzit kanë nevojë për njerëz?

Kryeministri Edi Rama nuk e kupton përgjigjen e dhënë nga Partia Demokratike, pas ftesës që ai i bëri kryetarit të saj Lulzim Basha për t’u bashkuar.

Kjo sepse sipas tij, shqiptarët kanë nevojë për unitet në këto momente të vështira, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Për cilën arsye në botë nuk duhet të jemi bashkë sot, kur njerëzit kanë nevojë për NJERËZ, JO PËR PARTI; kur ata që janë në hall kanë nevojë për NJERZILLËK, JO KARSHILLËK; kur fundja, tërmeti na tregoi se S’KA RËNDËSI KUSH JAM UNË E KUSH JE TI!”, shkroi Rama në Facebook.

Por nga PD erdhi përgjigja se koha nuk pret e ai 150 milion dollarë të ndara këtë vit për 10 oligarkët, duhet t’i kalojnë menjëherë te qytetarët në nevojë.

Të fundit