Flash News

KRYESORE

Rama “parashikon” zgjidhjen e krizës përmes filxhanit: Shoh dy rrugë që dalin për mirë, bashkohen teta me dyshin

Rama “parashikon” zgjidhjen e krizës përmes filxhanit:

Kryeministri Edi Rama ka “parashikuar” vijueshmërinë e krizës politike duke ironizuar sërish kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi teksa interpretonte filxhanin e kafesë.

Gjatë një takimi elektoral me banorë të njësisë nr.2 në Tiranë, Rama tha se në filxhanin e tij të kafesë shikon dy rrugë që në fund dalin për mirë, po ashtu një “I” që mbetet pas dhe se dy numrat 8 dhe 2 në fund bashkohen.

“Na mbyti kafja turke.  Ja të shikojmë, janë dy rrugë që bashkohen, 8 me 2, ecin paralel dhe në një moment bashkohen dhe në fund mbetet një I mbrapa, me kokë lart e pikë poshtë. Por unë nuk di ta interpretoj mirë se unë jam piktor dhe vetëm shkarravina bëj, por Monika di ta bëjë më mirë. Filxhanin e pamë, jemi për rrugë. Kemi 2 rrugë sot edhe…Në fund për mirë dalin” u shpreh Rama.

Të fundit