Flash News

KRYESORE

Rama për mediat zvicerane: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi është diçka e natyrshme

Kjo është një gjë e natyrshme”. Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka pranuar se mbështet ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të gjatë për gazetën zvicerane, Neue Zuercher Zeitung, ku flitet për situatën në rajonin e trazuar të Ballkanit, Rama ka shtuar se Shqipëria nuk është e përfshirë direkt në diskutimet Kosovë – Serbi.

Autori i shkrimit Andreas Reih thekson se nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas gazetarit, që duket se është një përkrahës i kësaj tëze, kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do i jepte fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar.

Për vite të tëra, Perëndimi nuk i pranoi kategorikisht ndryshimet kufitare në Ballkan. Megjithatë, për disa muaj, gjithnjë e më shumë vende të BE dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen nga ky qëndrim: gjëja kryesore është që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje”, shkruhet në artikull.

“Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia”, nënvizon Rama.

Por si mund të jetë kufiri i ri? Rama këtu bën një kufizim: “Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute”. Megjithatë, ai nuk e përcakton më tej se çfarë quan një ndryshim natyral të kufirit.

Për një gjë është i sigurt: “Shqipëria do mbështesë çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA”, përfundon artikulli.

 

Të fundit