Flash News

KRYESORE

“Rama më propozoi të bëhesha pjesë e Partisë Socialiste, nuk pranova”

“Rama më propozoi të bëhesha pjesë e Partisë

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka propozuar që të bëhet pjesë e Partisë Socialite por ajo nuk e ka pranuar propozimin.

“Rama më ka propozuar të shkoj tek partia e tij por nuk kam pranuar”, u shpreh Malaj në emision ‘Ditë e Re’ në Ora News.

Ajo është shprehur se Kryeministri Rama është shoku i saj i fëmijërisë dhe se kanë punuar shumë bashkë.

“Me Ramën kam edhe një lidhje. Unë dhe Edi jemi shokë fëmijërie dhe shokët e fëmijërisë nuk zgjidhen por i ke. Në këtë raport kam pasur një ndjesi mbështetëse por e kam respektuar në pozicionin e Kryeministrit, kemi punuar shumë bashkë, më ka dëgjuar edhe kur kam qenë e prerë, kemi pasur edhe përplasje dhe në disa çështje kam qenë kundërshtare e flaktë e tij”, deklaroi Nora Malaj.

Të fundit