Flash News

KRYESORE

Rama shfaqet me dorën e fashuar, Berisha: Ishte në overdozë

Rama shfaqet me dorën e fashuar, Berisha: Ishte në overdozë

Pas denoncimit që bëri ish-kryeministri Sali Berisha se Edi Rama ishte parë mbrëmjen e djeshme në një spital privat sot janë zbuluar fakte të reja në lidhje me këtë çështje.

Vetë shefi i mazhorancës, nuk vonoi të bëjë një reagim në profilin e tij në Facebook. Jo drejtpërdrejt mbi këtë pretendim të Berishës, por përmes një gëzimi për kualifikimin në çerekfinale të Juventusit në çerekfinale të Champions League. “Kur beson deri në fund. Natën” – shkruante Rama, pa bërë asnjë sqarim mbi lajmet për vizitën në spital.

Por një detaj mjaft iteresant është zbuluar nga Express në ditën e grave, 8 marsin. Rama zgjodhi të urojë gratë socialiste duke i mbledhur në kryeministri, dhe duke i dhuruar të gjithave nga një trëndafil të kuq. Por në dorën e djathtë i dallohet një fasho e bardhë. Nuk mund të jetë mënga e këmishës pasi kryeministri është veshur me të zezë. Çfarë mund t’i ketë ndodhur kreut të qeverisë, që I është dashur të shkojë në spital në mes të natës?! 

Ndërkohë, Berisha ka reaguar sërish sot më anë të një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Foto lajm pas overdozes! Dje ra dhe dhe ndrydhi keq doren per çka shkoi me urgjence ne spital! Apo mos duhet te pyesim se kush ka patur fatin te haj grushtin e tij?!”.

Të fundit