Flash News

E-TJERA

Rama takon kryeministrin në ikje të Francës një javë para vendimit për Haradinajn

Rama takon kryeministrin në ikje të Francës një javë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris ku do të takohet me kryeministrin në ikje të Francës, Bernard Cazeneuve.

Vetë Rama njofton se do të zhvillojë takime gjatë vizitës njëditore me median dhe përfaqësues të biznesit francez.

“Gjithnjë kënaqësi rikthimi në Paris. Një program i ngjeshur njëditor me biznesin median dhe kryeministrin e Francës, Bernard Cazeneuve”, shkruan Rama.

Kjo vizitë zhvillohet vetëm një javë përpara se gjykata franceze të marrë vendimin për kërkesën e Serbisë, e cila kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajn. Vendimi final për ekstradimin merret nga Ministri i Drejtësisë së Francës dhe duket se kjo është e vetmja çështje për të cilën mund të negociojë kryeministri Rama.

Qeveria e Cazeneuve dhe presidenti Francois Hollande janë në përfundim të mandatit të tyre dhe shumë shpejtë në Elize do hyjë njëri prej Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, ndaj mundësitë që të arrihet ndonjë marrëveshje e madhe ekonomike apo politike Shqipëri-Francë me këtë qeveri, janë shumë të pakta.

Të fundit