Flash News

KRYESORE

Rashica tërbon Bayernin, Coutinho-Lewa të pandalshëm/ Dortmundi fiton me lehtësi

Rashica tërbon Bayernin, Coutinho-Lewa të pandalshëm/ Dortmundi

Bayern Munchen është tërbuar duke duke mposhtur me rezultatin 6-1 skuadrën e Milot Rashicës, Werder Bremen. Ekipi gjerman u ngacmua me golin e shqiptarit mjaft bukur, por duket se kosovari zgjoi tërbimin.

Coutinho dhe Lewandowski kaluan kampionët në avantazh që në minutën e parë.  Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parë. Coutinho plotësoi tripletën personale. Lewandoski shënoi dhe golin e dytë, ndërsa kishte vend dhe për golin e Muller.

Dortmundi nuk është ndalur ndaj Mainz. Ekipi mik fitoi 0-4. Reus zhbllokoi rezultatin, ndërsa Sancho, Hazard dhe Schulz i vunë kapakun sfidës.

Paderbon barazoi 1-1 ndaj Union Berlin, ndërsa Freiburg u mposht nga Hertha Berlin.

 

Të fundit