Flash News

KRYESORE

Reagon Jozefina Topalli: Oligarkët që kërkuan mandatin e dytë për Ramën, kërkojnë mandat të dytë edhe për Bashën

Reagon Jozefina Topalli: Oligarkët që kërkuan mandatin e

Ka reaguar përsëri sot me një postim në rrjetin facebook, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli. Duke vendosur një citim të At Pjetër Mëshkallës në krye të citimit të saj, “Unë jam i lirë, nuk jam rob. Roberit nuk gjykohen. Te tjeret jane te lidhur per buken e gojes", Topalli nënvizon se “Demokratet jane gjaku i PD dhe gardianet e saj!”. Por shton se “Diku degjova nje titull se une kam thene se: "kam neveri per ata qe mbeshtesin Bashen."

Eshte nxjerre nga konteksti. Natyrisht, ata oligarke, qe kane vendosur ne krye te listes Basha emra, qe i sherbejne atyre, dhe pas kesaj kerkuan publikisht mandat te dyte per Ramen me shqetesojne.

Por, kur po keta oligarke, pasi kerkuan mandat te dyte per Ramen kerkojne mandat te dyte edhe per Bashen vetem me krijojne neveri. Ky grup pro Basha ma neverit.

Demokratet nuk i lidh asgje me keta oligarke.

Demokratet jane shpirti i PD. Ata besojne ne vlerat e parimet demokratike dhe jo tek oligarket.

Ata jane gjaku i PD dhe gardianet e saj”, mbyll postimin e saj Topalli.

Të fundit