Flash News

KRYESORE

Reagon Robert Aliaj pas procedimit: Duan të njollosin emrin tim

Reagon Robert Aliaj pas procedimit: Duan të njollosin emrin tim

Robert Aliaj, i cili u procedua penalisht nga Policia e Tiranës lidhur me protestën e studenteve gjatë ditës së djeshme, ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Në një prononcim për “BalkanWeb”, Robert Aliaj tha se procedimi ndaj tij është absurd, pasi ai nuk ka marrë pjesë dje në protestë dhe ka qenë në palestër në orën 10:00.

“Ata që e kanë bërë këtë duan të më vënë kundër shtetit. Është absurde sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën 10:00 dhe më pas në shtëpi. Kjo bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve dhe unë jam kundër politizimit të lëvizjes studentore. Unë jam për studentët dhe kam bërë thirrje që ata të tregojnë dialog dhe vendosmëri. Me dialog nënkuptoj paqe. Unë nuk kam qenë fare në qendër dje. Duan të njollosin emrin. Unë nuk mbështes asnjë forcë politike”- tha Robert Aliaj për “BalkanËeb”.

Kujtojmë që Robert Aliaj bashkë me 22 persona të tjerë u proceduan penalisht nga policia për “marrjen pjesë në protesta të paligjshme”.

Të fundit